Drita ndan pikët me Prishtinën, Llapi mposhti Dukagjinin

03 tetor 2021 | 18:35

Sot janë zhvilluar tri ndeshjet e tjera të javës së 8-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Derbi i kësaj jave ndërmjet Dritës dhe Prishtinës është mbyllur pa fitues dhe pa gola.

Ndeshja e zhvilluar të dielën në stadiumin e qytetit në Gjilan, nuk dha lojën që pritej prej këtyre dy skuadrave dhe si rrjedhojë edhe rastet për gol ishin të pakta. Ky ishte barazimi i tretë për Dritën në këtë edicion, derisa për Prishtinën barazimi i katërt.

Ndërkohë, Llapi e ka shënuar fitoren e parë në këtë edicion, duke e mundur Dukagjinin në Merdar, me rezultat 1:0. Golin e tri pikëve të rëndësishme për llapjanët e realizoi meksikani Francisco Rivera, në minutën e 12-të me gjuajtje me kokë pas harkimit të Bujar Idrizit. Përkundër kësaj fitoreje, Llapi mbetet ende në pozitën e fundit me 6 pikë.

Fitore para tifozëve të vet dhe me të njëjtin rezultat ka arritur edhe Feronikeli, që e ka mundur Ulpianën. Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi Drilon Leka, në minutën e 26-të.

 

Mund të jetë një imazh i teksti

 

 

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "TABELA JAVA8 SUPERLIGA M Ballkani w D L P Drenica 8 4 4 0 Gjilani 16 8 4 2 2 14 8 Malisheva 3 4 1 Drita 13 8 3 3 2 8 12 Prishtina 3 3 2 8 12 Feronikeli 2 4 2 10 8 3 1 Dukagjini Ulpiana 4 10 8 10 1 3 4 Llapi 6 8 1 3 4 6 8 1 FEDERATAE FUTBOLLIT KOSOVES 3 4 6 WWW.FFK-KOSOVA.COM ART MOTION"

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid është befasuar duke u mposhtur  2-1 ndaj Espaynol…