Drita në Antalia
Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Drita nga Gjilani sot ka udhëtuar drejt Turqisë për të vazhduar fazën përgatitore, raporton “Epoka e re”.
Drita ka njoftuar se në fazën e dytë përgatitore në Antalia, do t’i zhvillojë katër ndeshje kontrolluese përfshi edhe ndeshjen e Superkupës ndaj Prishtinës, e cila zhvillohet me 23 janar.
Njoftimi i plotë i FC Drita:
Turqia është destinacioni i radhës
Sot në orët e hershme të mëngjesit klubi jonë ka udhëtuar për në Antalya të Turqisë për të vazhduar me përgatitjet për sezonin pranverorë.
Nga gjashtë janar klubi ka filluar me fazën e parë të përgatitjeve dhe tani më dihet që për fazën e dytë ekipi ka arritur në Antalya të Turqisë ku do t’i bëjnë përgatitjet e fundit para fillimit të sezonit pranverorë!
Ekipi është vendosur në IC Green Hotel në Lara të Antalyas ku ka udhëtuar i kompletuar dhe të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë fizike për këtë fazë.
Gjatë kësaj faze, klubi ka parapa që t’i zhvillojë katër ndeshje kontrolluese duke e llogaritë edhe ndeshjen e Superkupës me ekipin e Prishtinë e cila njëherit është edhe ndeshja e parë zyrtare ku dy ekipe kosovare zhvillojnë një finale jashtë shtetit!
Finalja e Superkupës është parapa të zhvillohet me datë 23 janar dhe do të jetë ndeshja e parë për ekipin tonë në kuadër të ndeshjeve tona kontrolluese që ekipi do ti zhvillojë në Antalya.
Për kundërshtarët dhe datat e ndeshjeve tjera kontrolluese do të njoftoheni në ditët në vijim!
/Epoka e re/