
Drita në bisedime me Bekim Isufin
10 qershor 2019
| 16:14
Skuadra e Dritës është në bisedime me trajnerin Bekim Isufi.
Trajneri që shkroi historinë me skuadrën nga Gjilani, aktualisht është i papunë dhe gjasat janë të mëdha që ai sërish të marr drejtimin e skuadrës me të cilën u shpall kampion në edicionin e kaluar.
Isufi e drejtoi disa xhiro skuadrën e Dritës nga e cila u largua përshkak të rezultateve jo të mira, kurse të njëjtën gjë e bëri edhe trajneri nga Shqipëria, Shpëtim Duro. Ndërkohe në pjesën e fundit të kampionatit, Dritën e drejtoi Ardian Nuhiu.
/Epoka e re/