Drita në Evropë, Arbëria bie në Ligën e Parë
Prishtina është kampione e edicionit 2020/2021. Drita ka siguruar daljen në Evropë, Arbëria bie në Ligën e Parë, ndërsa Trepça ’89 do të kërkojë mbetjen në elitë nëpërmjet barazhit.
Drita e mposhti Arbërinë me rezultat 2-0 dhe në këtë mënyrë e siguroi pozitën e dytë që e dërgon në garat evropiane. Ndërsa Arbëria edicionin tjetër do të bëjë gara në Ligën e Parë. Golat për gjilanasit i shënuan Festim Alidema nga penalltia në pjesën e parë dhe Ardian Limani në fund të pjesës së dytë. Nga Superliga ka rënë edhe Besa e Pejës.
Prishtina edhe pse e humbi përballjen me Ballkanin (2-5), është kampionia e Kosovës dhe do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.
Ndërsa Trepça ’89 do të luajë në barazh kundër Dukagjinit të Klinës.
Superliga
Prishtina – Ballkani 2-5
Drita – Arbëria 2-0
Llapi – Feronikeli 1-1
Trepça ’89 – Drenica 2-1
Besa-Gjilani 1-0
/Epoka e re/