Drita nuk gabon ndaj Trepçës ’89, Besa ndan pikët me Drenicën
Kampionia në fuqi e Superligës, Drita e Gjilanit ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim tek Trepça ’89 (0-1).
Në minutën e 16-të, Xhevdat Shabani realizoi gol nga gjuajtja e lirë për rezultatin 0-1. Në pjesën e parë dy klubet patën raste shënimi, por Bismarek e Jashari të vendasve e Rexha i mysafirëve nuk i konkretizuan në gol.
Në pjesën e dytë, Mashau gjuan mbi portë, derisa gjuajtjen e Nimanit e ndali për mrekulli portieri Faton Maloku. Edhe në minutat në vazhdim vendasit u munduan që të barazojnë rezultatin, por pa sukses.
Drita pas kësaj xhiro ka grumbulluar 22 pikë dhe është në vendin e dytë, kurse 89-shi është në pozitën e gjashtë me 14 pikë.
Ndeshja e zhvilluar në Bretovik në mes Besës së Pejës dhe Drenicës nga Skenderaj përfundoi 0-0.
(V.Z / Epoka e re)