Drita nuk lejoi befasi ndaj Besës
30 shtator 2020
| 17:11
Kampionia në fuqi e Superligës, Drita e ka nisur në mënyrë të duhur edicionin e ri 2020/2021. Skuadra gjilanas e mposhti Besën e Pejës, me rezultat 3-1.
Rexha shënoi pas njëmbëdhjetë minutave lojë, kurse mysafirët e barazuan rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë me golin e Salihut. Në minutën e 78-të, Hamdi Namani e rikthehu epërsinë e vendasve, derisa Rexha shënoi për 3-1.
Drita mori tri pikët e para në ndeshjen e parë, pasi në tri ndeshjet e kaluara nuk luajti për shkak të pjesëmarrjes në garat ndërkombëtare, derisa Besa e regjistron edhe humbjen e katërt rresht pas rikthimit në Superligë.
(V.Z / Epoka e re)