Drita Pajaziti: Në këtë garë nuk kam hy të them fjalë të mëdha, por të punoj shumë

18 shtator 2021 | 23:54

Drita Pajaziti është kandidate për asamble komunale në Podujevë dhe garon me nurmin 21, në listën zgjedhore të Vetëvendosjes #144.

“Në këtë garë nuk kam hy të them fjalë të mëdha, por të punoj shumë! Do të jem zëri i juaj, zë i halleve dhe problemeve me të cilat jemi përballur si shoqëri nga pushteti i kaluar”, ka shkruar Pajaziti.

Kandidatja Pajaziti ka thënë se Llapi e Gollaku meritojnë shumë, madje shumë më shumë sesa kanë bërë qeveritë komunale të mëhershme.

“Me vetedije të plotë për rrethanat zhvillimore, ekonomike, si dhe kushtet jo të volitshme për një treg pune për rini, gratë por jo vetëm, që jemi përballur në pushtetet e kaluara më ka shtyer të jem pjesë e kësaj gare duke marrë parasysh sfidat që do të kem deri në fund.

Unë do të jemë zë i juaji pa dallime, zë i Llapit e Gollakut duke ju përfaqësuar në menyrën më të duhur. Llapi dhe Gollaku e meritojnë të punohet për ta shumë dhe këtë ua siguron Vetëvendosja dhe asamblistët e saj”, ka shkruar në profilin e saj në “Facebook”, kandidatja Pajaziti.

Postimi i plotë i Drita Pajazitit dhe biografia e saj:

“Vazhdojmë me Vetëvendosjen 144 në komunen e Podujevës, me mua Drita Pajaziti në listë për VV me numër 21!

Në këtë garë nuk kam hy të them fjalë të mëdha, por të punoj shumë! Do të jem zëri i juaj, zë i hallëve dhe problemeve me të cilat jemi përballur si shoqëri nga pushteti i kaluar.

Unë si e re e Llapit me rrënjë në Gollak, zotohem se do të jem zë i rinisë.

Parandalimin e dukurive negative në shkollat tona, ruajtja e ambientit, aktivitetet kulturore dhe sportive do të jenë fokusi im, sepse unë besoj në rininë e Llapit!

Unë si vajzë llapjane do ta ngris zërin për çdo grua/vajzë dhe do tu përfaqësoj denjësisht aty ku ka nevojë!

Zotohem që Drita do ta ndriqojë Llapin dhe Gollakun.

Prandaj voto 144

#DritaPajaziti nr 21”.

Biografia dhe përgatitja e Drita Pajazitit nga Orllani i Podujevës:

Shkollën fillore e ka përfunduar në “Naim Frashëri” në Podujevë duke vazhduar me shkollim të mesem në Gjimnazin “Aleksander Xhuvani” drejtimi shkenca shoqerore. Ndërsa ka kryer Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës, dhe ka marr titullin Bachelor: Shkenca Politike.

Pajaziti ka qenë pjesëmarëse në shkollën pranverore të feminzimit Kosovë –Serbi 2020-2021, pjesëmarrëse në Kongresin Rinor  i mbajtur me 10-11 /Maj 2018, pjesëmarrëse në Samitin e Dytë Virtual nga Leadership Development Associaton: 15. 05. 2020, poashtu pjesëmarrëse në Konferencën e Tretë Ndërkombëtare për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve (Virtuale) nga Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore, 1 dhe 2 qershor 2020, si dhe pjesemarrëse në  tryezen për dialogun Kosovë-Serbi, 21.02.2020, poashtu ka mbajtur mbi 20 trajnime në fusha të ndryshme në Kosovë dhe në Shqiperi.

Pajaziti përvojen e saj profesionale e ka filluar në Kuvendin e të Rinjëve të Kosovës si  Koordinatore dhe vullnetare në dhjetor të vitit  2017 duke vazhduar angazhimin e saj edhe përtej Kosovës në atë të Shqipërisë në Këshillin Rinor të Ballkanit  që nga janari i vitit 2018, ku edhe ka hapur degën në Kosovë.

Kandidatja Pajaziti ka bërë shumë aktivitete dhe ka marrë pjesë në aktivizimin e të rinjëve për punë vullnetare në aktivitete në mjedisit, duke vazhduar si dhe më pas duke vazhduar në dhjetor të vitit 2019 në Akademinë për Lidership dhe Diplomaci ku me theks të veçant ka qenë fuqizimi i grave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetar i Komunës së Vitisë, dhe njëherësh kandidat edhe për…