Drita pas këtyre futbollistëve
24 maj 2019
| 15:01
Ish-kampionia e Kosovës në futboll, Drita nga Gjilani po synon të përforcohet për edicionin e ri futbollistik 2019/2020.
Skuadra nga Gjilani është duke tentuar transferimin e kapitenit të Llapit, Hamdi Namani dhe mbrojtësit, Ilir Blakçori. Synim tjetër i Dritës është edhe Bujar Idrizin, i cili ka qenë pjesë e skuadrës së Kukësit.
Kampionatin e fundit skuadra e Dritës e mbylli në pozitën e katërt me 48 pikë.
/Epoka e re/