Drita përballet sonte me Deçiqin 

08 korrik 2021 | 13:11

Drita zhvillon sonte ndeshjen e parë në Conference League. Nënkampionia e Kosovës, Drita, sonte (e enjte) do të zhvillojë ndeshjen e parë në raundin e parë kualifikues në Conference League.

Skuadra gjilanase do të takohet me skuadrën shqiptare nga Tuzi, Deçiqin, skuadër e cila për herë të parë merr pjesë në gara ndërkombëtare. Ndeshja zhvillohet nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 15 korrik në Podgoricë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka…