Drita përforcohet me Zekën
01 gusht 2021
| 18:32
Drita ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin Agim Zeka.
Kjo u bë e ditur nga vet klubi i Dritës nëpërmjet rrjeteve sociale.
Zeka ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.
“Agim Zeka është përforcimi i radhës Klubi jonë FC DRITA ka arritur që të përforcojë edhe më shumë fazën ofenzive me lojtarin tonë më të ri Agim Zeka i cili vjen pas një eksperience të madhe nga evropa! Agim Zeka 22 vjeqar, është sulmues krahu dhe sa ishte pjesë e Skenderbeut, bëri hapin e madhë ku u transferua tek gjiganti francez LOSC Lille dhe me pas ishte i huazuar në ekipe të njohura evropiane dhe së fundmi ishte pjesë e Bundesliges austriake, pjesë e ekipit Austria Viena”, thuhet në njoftimin e plotë të klubit të Dritës.