Drita përforcohet me portierin Bakaj
08 qershor 2018
| 17:03
Kampionia e Kosovës në futboll, Drita e ka realizuar edhe transferin e tretë në këtë afat kalimtar.
Pas Betim Haxhimusës dhe Arbër Shalës, Drita transferoi sot portierin Edvan Bakaj. Portieri shqiptar që edicionin e fundit ishte pjesë e Lirisë nga Prizreni me Dritën ka nënshkruar kontratë një vjeçare, kurse në të kaluarën ishte pjesë edhe e Tiranës, Laçit dhe Besa së Kavajës.
/Epoka e re/