Drita përfundon përgatitjen e fundit në Durrës
Skuadra e Dritës e ka përfunduar stërvitjen e fundit në Durrës.
Kampionia e Kosovës do të zhvillon edhe një tjetër stërvitje në Varshavë, para ndeshjes parakualifikuese kundër Legias. Sipas, njoftimit të gjilanasve i vetmi lojtar që ka problem me lëndime është kapiteni Ardian Limani.
Njoftimi i plotë:
Përfundon stërvitja e fundit në Durrës
Klubi jonë sonte ka mbyllur ditën e katërt të përgatitjeve para nisjes për në Varshave të Polonisë.
Ekipi nesër do të udhëtojë i kompletuar nga Tirana dhe në formë të mirë fizike, në përjashtim të kapitenit Ard Limani, i cili stërvitjen e fundit mori një lëndim të lehtë dhe do të vendoset në stervitjën e fundit në Varshave se a do të jetë i gatshëm për ndeshje.
Klubi falënderon shumë presidentin e ekipit të Skënderbeut dhe Tropikal Resort z. Ardian Takaj për kushtet e ofruara për punë dhe për korrektësinë.
E gjithë vëmendja tek ndeshja..!
(Epoka e re)