Drita pëson dy gola në pjesën e parë
10 korrik 2018
| 21:31
Skuadra kampione e Suedisë, Malmo i ka shënuar dy gola në pjesën e parë ndaj Dritës së Gjilanit (0-2).
Golin e parë suedezët e shënuan pas trembëdhjetë minutave lojë nëpërmjet Carlos Strandberg, kurse golin e dytë e shënoi Arnor Ingvi Traustason (39).
Pavarësisht golave të pësuara, Drita është paraqitur mirë dhe ka rrezikuar seriozisht disa herë skuadrën kundërshtare, por pa arritur të shënoi gol.
/Epoka e re/