Drita pëson humbje minimale në Luksemburg

26 korrik 2018 | 20:39

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita ka pësuar humbje nga Dudelange e Luksemburgut (2-1), në ndeshjen e parë të raundit të dytë në Ligën e Evropës.

Drita shkoi në pushim me epërsi 0-1, pasi në fund të kësaj pjesë realizoi Xhevdet Shabani. Vendasit u rikthyen në pjesën e dytë dhe shënuan golat e fitore nëpërmjet Perez dhe Turpel nga penaltia. Drita në minutat e fundit luajti pa një lojtar, pasi Endrit Krasniqi u ndëshkua me karton të kuq. Pavarësisht kësaj humbje Drita ka gjasa të përmbysë rezultatin në ndeshjen e kthimit që zhvillohet pas një jave në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas lajmit se ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare…