Drita pëson humbje në miqësoren ndaj Partizanit

27 qershor 2021 | 20:19

Skuadra nënkampione e Kosovës në futboll, Drita ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë kontrolluese në vazhdën e përgatitjeve që po i zhvillon në qytetin e Ohërit.

Ndeshja u zhvillua me FK Partizani nga Shqipëria, ekip ky që gjithashtu po përgatitet për ndeshjen e Evropës, kurse fituese doli skuadra nga Shqipëria me rezultat 0-3.

Dy gola u shënuan nga ekipi i Partizanit, një në pjesën e parë dhe një në pjesën e dytë. Në këtë takim arritën që të paraqiten shumica e futbollistëve.

Ndeshja e radhës është më datë 30 qershor ku Drita do të përballet me Shkupit nga Maqedonia e Veriut.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Investimeve Kapitale në komunën e Prishtinës, Gëzim Rafuna…