Drita po e shkatërron Gjilanin

27 mars 2025 | 14:49

Skuadra e Dritës po fiton me rezultat bindës në pjesën e parë ndaj Gjilanit (4-0).

Golashënues për Dritën në këtë pjesë loje ishin Ajzeraj, Broja, Babalija dhe Kostyshun.

“Intelektualët” po marshojnë drejt titullit të katërt kampion, pasi me këtë triumf po shkojnë në kuotën e 57 pikëve, plot 14 më shumë se ndjekësi i parë, Ballkani.

Nga ana tjetër, “Skifterat” në vazhdim të kampionatit duhet t’i bëjnë llogaritë për mbijetesë, pasi në garë janë me gjashtë skuadra të tjera.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbajtur Olimpiada e përbashkët në lëndën “Gjuhë Shqipe”, në…