Drita prezanton Cuculin
21 gusht 2019
| 12:23
Ish-kampionia e Kosovës në futboll, Drita e ka prezantuar transferin e ri Ardian Cuculi.
Mbrojtësi Cuculi u largua nga skuadra e Kukësit dhe vendosi që karrierën ta vazhdoj në skuadrën nga Gjilani. 32-vjeçari ka bërë karrierë edhe në këto skuadra: Shkëndija, Partizani i Tiranës, Milano, Pobeda dhe Vëllazërimi 77.
Drita ndeshjen e parë në IPKO Superligë e humbi nga Ferizaj (0-1), kurse ndeshjen e radhës e zhvillon më 25 gusht ndaj Flamurtarit.
/Epoka e re/