Drita rikthehet në pozitën e parë
14 qershor 2020
| 18:58
Skuadra e Dritës e ka rimarr pozitën e parë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, pasi e mposhti Trepçën ’89 me rezultat 0-2.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Xhevdet Shabani, në minutën e 16-të. Ndërsa golin e dytë dhe të fundit në ndeshje e shënoi Kastriot Rexha. Në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes, 89-shi luajti me një lojtar me pak, pasi më karton të kuq u ndëshkua Richard Asare.
Pas kësaj fitore Drita ka grumbulluar 49 pikë, kurse Trepça ’89 mbetet në pozitën e nëntë me 27 pikë.
(V.Z / Epoka e re)