Drita rikthehet në pozitën e parë, Feronikeli dështoi ndaj Vllaznisë
18 mars 2018
| 16:01
Humbjen e Prishtinës e ka shfrytëzuar për mrekulli skuadra e Dritës nga Gjilani, pasi me fitoren ndaj Vëllanzimit është rikthyer në krye të renditjes tabelore në Vala Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra nga Gjilani e mposhti Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat 0-1, kurse golin e vetëm e shënoi në pjesën e dytë, Endrit Krasniqi.
Feronikeli ka dështuar të shënoi fitore ndaj Vllaznisë nga Pozharani, pasi rezultati final ishte 0-0.
Në dy ndeshjet tjera u regjistruan këto rezultate: Flamurtari-Liria (1-2) dhe Besa-Gjilani (1-0).
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)