Drita rikthehet te fitorja, mposht Malishevën

13 nëntor 2022 | 15:21

Pas tri ndeshjeve radhazi pa fitore (një humbjeje dhe dy barazimeve), Drita është rikthyer te fitorja në Superligë.

Skuadra gjilanase ka shënuar fitore të dielën në shtëpi kundër Malishevës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të.

Ndeshja është mbyllur me rezultatin 3:1.

Besnik Krasniqi (10’ – nga penalltia), Ilir Blakçori (60’) dhe Ardit Tahiri (83’) kanë shënuar golat e fitores për vendasit. Drilon Hazrollaj ishe golashënuesi i vetëm te mysafirët.

Drita pas kësaj fitore ka 35 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, kurse Malisheva e teta me 18 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas tri ndeshjeve radhazi pa fitore (dy barazimeve dhe një…