Drita shkëlqen ndaj Flamurtarit
25 gusht 2019
| 18:51
Ish-kampionia e Kosovës në futboll, Drita e ka harruar shpejtë humbjen nga Ferizaj dhe sot e mposhti Flamurtarin (3-0).
Në minutën e 4-të, Betim Haxhimusa shënoi për 1-0. Pjesa e parë u mbyll më këtë rezultat, kurse në pjesën e dytë skuadra nga Gjilani ishte edhe më e mirë dhe si rezultat i kësaj shënoi edhe dy gola të tjerë. Izair Emini (50’) dhe Fidan Gërbeshi (79’) nga penalltia ishin realizuar të golave.
Kuqezinjtë nga kryeqyteti pas barazimit në ndeshjen e parë ndaj Prishtinës, në këtë ndeshje nuk arritën t’i bëjnë ballë Dritës.
/Epoka e re/