Drita shkëlqen ndaj Vushtrrisë
24 qershor 2020
| 18:48
Liderja e IPKO Superligës, Drita ka vazhduar më formë të mirë edhe në kuadër të javës së 26-të, pasi e mposhti Vushtrrinë me rezultat 0-4.
Skuadra nga Gjilani kaloi në epërsi në minutën e parë të ndeshjes me golin e realizuar nga Xhevdet Shabani. Në minutën e 22-të, Betim Haxhimusa realizoi për 0-2. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në dhjetë minutat e fundit, kur Drita realizoi edhe dy gola të tjerë nëpërmjet Astrit Fazliut dhe Kastriot Rexhës nga penalltia për rezultatin final 0-4.
Drita tash ka grumbulluar 55 pikë, kurse Vushtrria mbetet e parafundit me 16 pikë.
(V.Z / Epoka e re)