Drita shpallet kampione e Ligë e Parë

03 prill 2023 | 11:31

Me fitoren 41:36 ndaj Lepencit, Drita e Gjilanit ka përmbyllur një kampanjë shumë të suksesshme. Skuadra me traditë nga Gjilani ka fituar titullin e kampionit në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll.

Rinor Selmani udhëhoqi Dritën drejt fitores, duke i shënuar 16 gola. Tetë gola i shënoi Agim Isufi, ndërsa shtatë i realizoi Landrit Mustafi.

Drita e Gjilanit i ka fituar të gjitha 14 ndeshjet dhe me pikë maksimale, 28, ka siguruar titullin e kampionit. Drita në edicionin e ardhshëm garon në Superligë.

Pas Dritës renditen Samadrexha, Vjosa, Lepenci, Prizreni, Istogu, Ulpiana dhe Dukagjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-guvernatori i shtetit të Arkansasit, republikani Asa Hutchinson, ka bërë…