Drita shpëton nga humbja, ‘Nikli’ mposhti Dukagjinin
Sot janë zhvilluar dy ndeshje të javës së gjashtë në IPKO Superligë. Drita ka shpëtuar nga humbja në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj Trepçës ’89, kurse Feronikeli e fitoi përballjen me Dukagjinin e Klinës.
89-shi ishte afër që ta befasoi skuadrën e Dritës, por gjilanasit e barazuan rezultatin në sekondat e fundit të ndeshjes (1-1). Në minutën e 28-të, Arb Manaj e shënoi golin e parë të ndeshjes, kurse në minutën e fundit shtesë për 1-1 realizoi Fortunato.
Ndërsa fitores në Klinë iu gëzua edhe Feronikeli, me rezultat 0-2. Golin e parë për kampionët nga Drenasi e realizoi sulmuesi Kastriot Rexha (55’), kurse rezultatin final e vulosi Mevlan Zeka (93+).
Nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet derbi në mes Gjilanit dhe Prishtinës.
/Epoka e re/