Drita, skuadra më e vlefshme në Kosovë

02 gusht 2022 | 12:25

Skuadra e Dritës vazhdon të jetë në krye të elitës së futbollit të Kosovës, duke u renditur në vendin e parë sa i përket vlerës së skuadrës me plotë 4.48 milionë euro sipas faqes “transfermarkt”.

Jo vetëm vlera e klubit, Drita ka skuadrën e dytë më të re në kampionat, vetëm Trepça ’89 ka momentalisht skuadër më të re me moshën mesatare 22.3, minatorët të cilët u rikthyen këtë vit në Superligën e Kosovës, siç duket nuk e kanë ndryshuar aspak filozofinë e klubit.

Dy lojtarët më të vlefshëm te klubi bardhekaltër janë Marko Simonovski dhe Rron Broja, dyshja në fjalë vlerësohen me 325.000 euro, ndërsa menjëherë pas tyre është kapiteni Ardian Limani me 300.000 euro në tregun e transferimeve.

Kjo është hera e parë për tre herë kampionët e Kosovës të cilët janë afër vlerës pesë milionë euro, të cilën asnjë skuadër kosovare nuk e ka arritur një gjë të tillë deri më tani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një anglez ka humbur jetën pasi jahti luksoz me të…