Drita sonte udhëton drejtë Gjibraltarit
21 qershor 2018
| 13:58
Kampionia e Kosovës në futboll, Drita e Gjilanit ka udhëtuar të enjten drejtë Gjibraltarit për të zhvilluar ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Drita më 26 qershor do ta zhvillojë ndeshjen e parë në histori të klubit në garën më prestigjioze në planet, Ligën e Kampionëve.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në Victoria Stadium nga ora 17:00 ku skuadra jonë përballë do të ketë ekipin FC Santa Coloma që njëherit është kampione e Andorrës.
/Epoka e re/