Drita sot debuton në Ligën e Kampionëve

26 qershor 2018 | 11:17

Skuadra e Dritës nga Gjilanit sot (e martë) debuton në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Bekim Isufi do të përballet me FC Santa Coloma nga ora 17:00 në “Victoria Stadium”, Gjibraltar. Dritës i duhet të mposhtë këtë skuadër në mënyrë që të këtë mundësi të luajë në raundin parakualifikues.

Mbrojtësi Fidan Gërbeshi për “Epokën e re”, ka thënë se skuadra nga Gjilani do të bëjë një paraqitje te shkëlqyeshme.

“Ne jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje historike për klubin, qytetin dhe Kosovën. Normalisht se kemi emocione, sepse është ndeshja e parë në arenën ndërkombëtare dhe përgjithësia është më e madhe, por besoj se do të bëjmë një paraqitje të mirë dhe prezantim të shkëlqyeshëm”, ka thënë Gërbeshi.

Mbrojtësi shtatë lartë foli edhe për skuadrën kundërshtare, duke bërë me dije se e kanë analizuar dhe se është një kundërshtare që mund të mposhtet pa ndonjë problem të madh. “Ne kemi respekt për klubet që janë pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve. I kemi shitur disa video dhe e kemi analizuar këtë kundërshtar, por jemi optimistë se mund të shënojmë fitore”, ka deklaruar Gërbeshi.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka vendosur të mos e…