Drita sot kërkon fitore ndaj Ferizajt

19 qershor 2020 | 12:38

Skuadra e Dritës, e cila është lidere e IPKO Superligës së Kosovës në futboll, sot (e premte) kërkon fitore nga ndeshja kundër Ferizajt, e cila është e vlefshme për javën e 25-të.

Klubi nga Gjilani kërkon që të marrë tri pikë të plota nga kjo sfidë në mënyrë që ta ruajë pozitën e parë dhe t’i ofrohet edhe më shumë titullit të kampionit në elitë, derisa Ferizaj do të mundohet që nga kjo ndeshje të dalë me pikë dhe të ëndërrojë për mbijetesë.

Tri ndeshje do të zhvillohen të shtunën, ku do të takohen: Drenica-Flamurtari, Prishtina-Dukagjini dhe Gjilani-Vushtrria. Ndërsa kjo xhiro mbyllet të dielën me dy ndeshjet që fillojnë nga ora 17:00, Ballkani-Trepça’89 dhe Feronikeli-Llapi.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve…