Drita synon titullin, prezanton edhe një futbollist

10 shkurt 2020 | 14:32

Skuadra e Dritës nga Gjilani e ka prezantuar futbollistin Lirim Mema, i cili kishte arritur marrëveshje me klubin e Superligës në ditën e fundit të afatit kalimtar, por nuk është prezantuar përshak të procedurave të dokumentacionit.

Fotografia e Drita FC

“Drejtuesit e klubit kanë bërë edhe një lëvizje që ka qenë e nevojshme duke sjell edhe një lojtarë të ri për të shtuar konkurrencën në klub. Lirim Mema, mbrojtës i krahut të djathtë është forca shtesë që drejtuesit e klubit e kanë sjellë në ditën e fundit të afatit kalimtar, por që për shkak të procedurave të dokumentacionit nuk është bërë publike. Mema me klubin tonë ka nënshkruar kontratë deri në qershor të viti 2022”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.

Mema ka qenë pjesë e ekipeve të njohur si Eintracht Braunschweig nga Gjermania dhe Flamurtarit të Vlorës, gjithashtu pjesë e rregullt e Përfaqësues U-21 të Kosovës.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe sot tek…