Drita tepër e fortë për Gjilanin
14 shtator 2022
| 17:15
Skuadra e Dritës e ka fituar derbin më të madh në futbollin e Kosovës ndaj rivalëve lokal, Gjilanit me rezultat 4-1.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Ardian Nuhiu realizoi tri gola në pjesën e parë, duke konfirmuar se në këtë ndeshje tri pikët janë të tyre. Marko Simonovskin realizoi dy gola, derisa Blendi Baftiu e shtoi një tjetër.
Në pjesën e dytë, Drita realizoi edhe një gol nëpërmjet Simonovskin që e komplotoi tregolshin, kurse Gjilani e shënoi golin e nderit me anë të Baton Zaberxhës.
Drita me tri pikët e reja shkon në kuotën e 14 pikëve, aq sa ka edhe skuadra e Gjilanit, por Drita ka një ndeshje me pak të zhvilluar.
/Veton ZYMBERI/