Drita thërret konferencë për me medie, pritet shkarkimi i trajnerit
24 nëntor 2022
| 11:38
Skuadra e Dritës së Gjilanit ka thirrur konferencë për medie në orën 13:00.
Në këtë konferencë pritet të bëhet i ditur lajmi i shkarkimit të trajnerit Ardian Nuhiu, pasi Drita dje është eliminuar nga gara e Kupës në futboll.
“Ju njoftojmë që klubi ynë FC Drita sot në ora 13:00 mban konferencë të jashtëzakonshme për media. Ftojmë të gjitha mediet e interesuara të jenë prezentë në zyrat e klubit tek stadiumi kryesor”, thuhet në njoftimin e Dritës.