Drita transferon Cuculin
16 gusht 2019
| 15:36
Ish-kampionia e Kosovës në futboll, Drita nga Gjilani ka arritur marrëveshje për transferimin e Ardian Cuculit.
“Kemi arritur marrëveshje me Ardian Cuculin, prezantimi pritet të bëhet ditët në vijim..! FC Drita tani është e gatshme për edicionin e ri”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Gjilani.
32-vjeçari u largua nga Kukësi në këtë afat kalimtar, derisa ka një karrierë mjaftë të pasur ku ka luajtur edhe për Shkëndijën, Milanon e Tetovës, Partizanin e Tiranës dhe Pobedan.
/Epoka e re/