Drita transferon ish-lojtarin e PSG-së

26 qershor 2024 | 13:42

Skuadra e Dritës nga Gjilani ka njoftuar se e ka transferuar ish-sulmuesin e PSG-së, Alexandre Fressange. 23-vjeçari ka nënshkruar me skuadrën kosovare një kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi siguruar shërbimet e sulmuesit Alexandre Fressange. Fressange është 23-vjeçar vjen nga Parisi i Francës, ku ishte pjesë e ekipeve zingjir të PSG-së dhe në vitin 2018 nënshkroi kontratë profesionale me PSG-në me ekipin e parë dhe së fundmi ishte pjesë e Paris FC. Alex ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ne, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër dhe do të jetë një forcë shtesë e ekipit tonë”, thuhet në njoftimin e Dritës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si në asnjë sport tjetër, Federata e Hendbollit të Kosovës…