Drita transferon Tahirin nga Besa
Skuadra e Dritës nga Gjilani e ka kryere edhe një transferim tjetër. Fjala është për ish lojtarin e Besës së Pejës, Ardit Tahiri.
“DRITA e sheh si talent të së ardhmes dhe tashmë është arritur kontrata tri vjeçare mes lojtarit dhe klubit”, thuhet në njoftimin e skuadrës nënkampione të Kosovës në futboll, raporton “Epoka e re”.
Njoftimi i plotë nga Drita FC:
Ardit Tahiri është lojtari jonë më i ri
FC DRITA me kënaqësi ju njofton se Ardit Tahiri është lojtari më i ri i klubit tonë.
Arditi është pritur nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi, i cili i ka dëshiruar mirëseardhje në klub.
Arditi vlerësohet si një futbollist me perspektivë dhe do të jetë pjesë e grupit tonë, për t’i dhënë freski dhe forcë shtesë sulmit të Dritës.
Arditi deri më tani ka qenë pjesë e FC BESA nga Peja, ndërsa pas paraqitjeve të mira, ka bindur që të bashkohet me ne.
DRITA e sheh si talent të së ardhmes dhe tashmë është arritur kontrata tri vjeçare mes lojtarit dhe klubit.
Mirë se vjen Ardit