![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/drita.jpg)
Drita triumfon në ndeshjen kundër Malishevës
07 shkurt 2025
| 14:02
Skuadra e Dritës ka shënuar fitore ndaj Malishevës (2-0), në ndeshjen e parë të sezonit pranveror të Superligës së Kosovës në futboll.
Gjilanasit konfirmuan se janë kandidat serioz në garën për titull. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 0-0. Në pjesën e dytë, vendasit u treguan skuadër më e mirë dhe arritën të shënojë dy gola për të marrë tri pikë të mëdha.
Mbrojtësi Besnik Krasniqi, i cili në minutën e 61-të shënoi për epërsinë 1-0, ndërsa në minutën e 78-të ishte i saktë për rezultatin final 2-0. Pas kësaj fitore, Drita zë vendin e parë me 43 pikë, ndërsa Malisheva renditet e treta me 30 pikë.