Drita ua ‘mbyll’ gojën futbollistëve
08 shkurt 2021
| 17:21
Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Drita ua ka “mbyllur” gojën futbollistëve para ndeshjes së Kupës ndaj Prishtinës.
Njëri nga futbollistët e skuadrës kampione ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re” se klubi ka marrë vendim që futbollistët mos të deklarohen për medie.
“Më vjen keq, por nuk kemi të drejtë të deklarohem për medie. Është vendim i klubit dhe natyrisht se duhet të respektohet”, ka thënë futbollisti që nuk deshi t’i përmendet emri në gazetë.
Ndeshja e 1/8 së finales së Kupës mes Prishtinës dhe Dritës zhvillohet nesër (e martë) në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 13:00.
/Veton ZYMBERI/