Haxhimusa vazhdon kontratën me Dritën
09 qershor 2020
| 22:05
Skuadra e Dritës ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me futbollistin Betim Haxhimusa. Ky i fundit do të jetë pjesë e Dritës edhe për dy vitet e ardhshme.
“Sot klubi jonë ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Betim Haxhimusen edhe për dy vitet e ardhshme. Betimi do të jetë me në deri në vitin 2022. Drejtori sportiv Valon Zymberi pas marrëveshjes tha se Betimi ka qenë gjithmonë një lojtarë i rëndësishëm për ne dhe se është i lumtur që do të jetë edhe për dy vitet e ardhshme me ne”, thuhet në njoftimin e Dritës.
Skuadra e Dritës është në garë për titullin e kampionit në Superligë.
(V.Z / Epoka e re)