Drita vazhdon të mbetet klubi më i mirë nga Kosova në Evropë
Pas publikimit të ranglistës nga UEFA, Drita vazhdon të jetë ekipi më i mirë kosovar në Evropë.
Në ranglistën e fundit të shtëpisë më të madhe të futbollit evropian, UEFA, klubi nga Gjilani Drita vazhdon të mbetet klubi më i mirë në Kosovë.
Drita është në pozitën 254 me koeficient 5 000. Kështu Drita vazhdon të jetë një nga klubet shqiptare me pozitën më të lartë në renditje evropiane.
Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme, të Dritës në garat evropiane në edicionin 2018/19 grumbulloi 1500 pikë (pozita 372), 2000 pikë në garat e edicionit 2020/2021 (pozita 296) dhe 1500 të tjera në pjesëmarrjen 2021/22 (pozita 246).
Ecuria e klubit nga Gjilani dhe klubeve të tjera kosovare ka ndikuar edhe në renditjen e Kosovës, duke u ngritur kështu për katër pozita më lartë,
Kështu Kosova do të paraqitet me katër ekipe në garat evropiane: kampioni, fituesi i Kupës si dhe vendi i dytë e ai i tretë në Superligë.