Drita: Vendimi për rikthim i vonuar, por i mirëseardhur

19 maj 2020 | 12:01

IPKO Superliga e Kosovës në futboll do të rikthehet më 7 qershor me ndeshjet e javës së 23-të.

Klubet elitare kanë filluar t’i rikthehen përgatitjeve pas pushimit të gjatë përshkak të koronavirusit, derisa skuadra e Dritës që është pretendente për titull ka njoftuar se sot do t’i nis përgatitjet.

“Pas një pritje të gjatë dhe mes shumë paqartësive me në fund është vendosur që t’i rikthehemi futbollit, një vendim i vonuar për shkak të kohës që klubet do të kenë në dispozicion për tu përgatitur por i mirëseardhur! Mëngjesin e së hënës në një takim mes krerëve të FFK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë, është dakorduar që të lejohet fillimi me stërvitje kolektive, në mënyrë që të rifilloj kampionati nga muaji qershor”, ka njoftuar skuadra e Dritës.

“Gjithashtu gjatë të njëjtës ditë edhe Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka vendosur datën e vazhdimit të kampionatit e cila do te jetë 7 qershori dhe do të përfundojë në fund të muajit korrik, por pa dhënë më shumë detaje. Ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e shikuesve dhe me protokolle të detajuara siç edhe është udhëzuar nga FFK-ja dhe MSH. Nga dita e sotme edhe klubi ynë do të grumbullohet për herë te parë pas me shumë se dy muajsh, por jo i kompletuar. Një pjesë e lojtarëve do të bashkëngjiten ditët në vijim”, ka thuhet në njoftimin e skuadrës nga Gjilani.

(Veton ZYMBERI)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Melihate Tërmkolli, ish-deputetja e LDK-së, ka reaguar ndaj kryeparlamentares Vjosa…