Drita zhyt në krizë Prishtinën

22 shkurt 2023 | 15:21

Drita e Gjilanit e ka fituar ndeshjen derbi me Prishtinën, e cila u zhvillua në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan dhe përfundoi me rezultat 1-2.

Drita në këtë mënyrë e ka zhytur edhe më shumë Prishtinën në krizë të rezultateve, pasi është humbja e tretë radhazi. Kryeqytetasit kaluan të parët në epërsi me golin e Jalen Aleix Blesan, por gjilanasit barazuan në fund të pjesës së parë, kur Krasniqi realizoi nga penalltia për rezultatin 1-1. Në pjesën e dytë, Blend Baftiu shënoi për rezultatin final 1-2. Drita me këtë fitore barazon pikët me Ballkanin që është në vendin e parë, por ka një ndeshje më pak, derisa Prishtina është në pozitën e katërt me 27 pikë.

Në ndeshjen tjetër Gjilani e mposhti Drenicën me rezultat 2-1. Golat e fitores për gjilanasit i realizuan Kelmendi dhe Zabërgja, derisa për kuqezinjtë shënues ishte Dervishaj.

Ndeshja e tretë që u zhvillua sot mes Malishevës dhe Ferizajt përfundoi pa fitues 1-1. Për vendësit shënoi Mustafa, kurse për ferizajasit realizues ishte Halili.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje e ka hequr nga rendi i ditës marrëveshjen…