Drita zyrtarizon Zekirja Ramadanin
30 nëntor 2023
| 12:15
Edhe zyrtarisht, Zekirja Ramadani është trajner i ri i Dritës. Gjilanasit kanë njoftuar se marrëveshja vlen deri në fund të sezonit, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me trajnerin shkupjan Zekrija Ramadani.
Ramadani është trajner i njohur në futbollin kosovar, i cili ka fituar trofe me ekipet paraprake dhe me kënaqësi ka pranuar ofertën e klubit.
Klubi dhe Zeka kanë nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2024/25, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.
Mirë se vjen Zeko” thuhet në njoftimin e Dritës.