Dritan Abazoviçi publikon emrat e ministrave të qeverisë së re, vetëm një shqiptar ministër
27 prill 2022
| 17:01
Kryeministri i emëruar, Dritan Abazoviç këtë të mërkurë ka prezantuar zyrtarisht përbërjen e qeverisë së re të Malit të Zi.
Në përbërje të listës së bërë publike nga mediat lokale janë 4 zv/kryeministra, 18 ministra dhe dy ministra të tjerë pa portofol.
Abazoviç pritet të zgjidhet kryetari i qeverisë së 43-të të Malit të Zi.
Votimi në parlament pritet të mbahet të enjten.
I vetmi ministër shqiptar do të jetë Fatmir Deka, i lindur në Tivar dhe i diplomuar në ekonomi.
Deka, i cili më parë ka drejtuar Komunën e Ulqinit, do të mbajë postin e Ministrit për të Drejtat e Njeriu dhe të Pakicave.