Dritan Abazoviçi sot do të merret në pyetje nga Prokuroria Speciale
19 prill 2021
| 10:46
Zëvendsëkryeministri malazes, Dritan Abazoviç sot do të merret në pyetje në Prokurorinë Speciale të Shtetit.
Ai do të merret në pyetje për shkak të pretendimeve se ish-drejtori i Administratës së Policisë, Veselin Veljoviq, është i lidhur me protestat e fundit në Bogetiq, afër Nikqit.
Abazoviç, siç pretendohej më parë nga Kryeministri Zdravko Krivokapić, në një intervistë për TV Vijesti, kishte informacione operative se Veljović, këshilltari aktual i Presidentit Milo Gjukaoviq, ishte i lidhur me protestat në Bogetić dhe se katër persona të tjerë ishin të përfshirë në këto protesta.