Dritan Abazoviq mban takim me partitë pro-serbe gjatë pauzës së mocionit
19 gusht 2022
| 19:35
Kryeministri i Malit të Zi, pauzën prej 1 ore të kuvendit e ka shfrytëzuar për takim me partitë pro-serbe.
Nuk dihet se çfarë është diskutuar, pasi takimi ishte me dyer të mbyllura dhe nuk pati deklarime për media nga asnjëra palë.
Ndërsa, në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova, Abazoviq tha se ndihet shumë i relaksuar në ditën kur po mbahet mocioni kundër tij, teksa shtoi se njëra nga arsyet për mocion përkatësia e tij etnike e siç tha ai “menduan se ua mbrojë krimin që e bën për 30 vjet”.