Dritan Abazoviq merr detyrën e zëvendëskryeministrit në Mal të Zi
Qeveria e re e Malit të Zi, e cila për herë të parë pas gati tri dekadash nuk është formuar nga Partia Demokratike e Socialistëve, mori detyrën të hënën.
Qeveria e re përbëhet nga tri koalicione, ndërsa dominohet nga partia Fronti Demokratik, e cila cilësohet si pro-serbe, raporton “Epoka e re”.
Kryeministër i ri i Malit të Zi është Zdravko Krivokapiq.
Kabineti i tij përbëhet nga 12 ministra dhe një zëvendëskryeministër, ku këtë post do ta ushtrojë Dritan Abazoviq, udhëheqësi i Aksionit të Reformës së Bashkuar (URA), dhe i koalicionit “E zeza në të bardhë”, i cili bëhet i pari shqiptar në një post kaq të rëndësishëm në Malin e Zi.
Abazoviq ka njoftuar për marrjen e detyrës së re përmes një njoftimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Unë mora detyrën e zëvendëskryeministrit të Malit të Zi. Qëllimi im është të punojë me ndershmëri dhe në interes të qytetarëve”, ka shkruar Dritan Abazoviq.
Partia e Abazoviqit ka katër deputetë në Parlamentin e Malit të Zi.