![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/03/0FCA2CAF-513F-4D9D-9D07-CD872ABA3FFE.jpeg)
Dritan Abazoviq thotë që kërkesat e Genci Nimanbegut janë të pranueshme
Mandatari për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se reforma zgjedhore dhe përgatitja e zgjedhjeve do të jenë fokusi i ekzekutivit të ri.
Përmes një postimi në Twitter, Abazoviq ka thënë se si mandatar për përbërjen e Qeverisë së 43-të, kërkesat e kryetarit të Forcës dhe deputetit Genci Nimanbegu ishin të pranueshme për të.
“Reforma zgjedhore dhe përgatitja e zgjedhjeve do të jenë në fokus të ekzekutivit të ri. Duke punuar së bashku, ne do të zgjedhim modelin më optimal për propozimin e ndryshimeve në Ligjin e Të Mirave Detare.
Theksoi, se qeveria e re do të përpiqet për një gjithëpërfshirje më të madhe, ndaj të gjitha propozimet që synojnë krijimin e një standardi më të mirë jetese për qytetarët , dhe janë më se të mirëseardhura”, ka shkruar ai.