Dritan Abazoviqi boton libër
20 dhjetor 2022
| 16:16
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka botuar një libër që quhet “Kritika e etikës globale”.
Abazoviqi do ta promovojë librin e tij sonte në ora 19:00.
Ai ka thënë se përmbajtja e librit nuk ka të bëjë me politikën e Malit të Zi.
“Natyrisht, promovimi është i hapur për të gjithë dashamirët e librit, sidomos të filozofisë dhe teorisë politike (tema nuk ka lidhje me politikën malazeze), por pasi nuk jam në gjendje t’ua paraqes fizikisht të gjithëve një ftesë, shpresoj të mos ju vijë keq nga kjo mënyrë si po ju informoj”, ka shkruar ai në “Facebook”.