Dritan Abazoviqi infektohet me koronavirus
09 nëntor 2020
| 11:57
Kryetari i Lëvizjes “URA” në Mal të Zi, Dritan Abazoviqi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Lajmin e ka konfirmuar ai në llogarinë e tij në “Twitter”.
“Pas testimit që bëra dola se isha pozitiv me koronavirus. Ndihem mirë, jam në vet-izolim dhe shpresoj se së shpejti do të jem në gjendje të kthehem në detyrimet e mia të rregullta”, ka shkruar ai.