Dritan Demiraj zgjedhet drejtues i qëndrës George C. Marshall Albania
Ish-ministri i Brendshëm, kolonel Dritan Demiraj është zgjedhur ditën e sotme drejtor ekzekutiv i qëndrës George C. Marshall Albania. Bordi i Qendrës studimore përzgjodhi unanimisht Dritan Demiraj për të çuar përpara frymën euroatlantike të Shqipërisë, duke gjykuar platformën strategjike dhe 30 botimet e tij në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Zyrtarë të Ambasadës Amerikane në Tiranë ka uruar z. Demiraj për zgjedhjen e tij si Drejtues i George Marshall Center Alumni. Ish-drejtuesi i Qëndrës Prof.Dr. Pajtim Ribaj vlerësoi figurën e kolonel Dritan Demiraj si kandidatura më e mirë për të drejtuar organizatën studimore.
George C. Marshall Albania është themeluar në vitin 2006, në formën e një organizate jo fitimprurëse, që ka si qëllim të promovojë strategjinë kombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes si dhe të japë kontributin e vet në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut e të të rinjve në veçnati rreth çështjeve më të mprehta të sigurisë në vend, në rajon dhe në botë. Anëtar të organizatës janë ushtarakë, ish-ushtarakë, ekspertë të sigurisë Kombëtare. Të gjithë anëtarët janë studentë të Qendrës Europiane të Avancuara për Sigurinë “George C. Marshall” Gjermani.