Driton Ademi: MAPL-ja del në përkrahje të veprimeve të jashtëligjshme të kryetarit Burim Berisha
Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Fushë Kosovë, i cili është edhe asamblist në këtë komunë, Driton Ademi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka dalë kundër Nismës Socialdemokrate – dega në Fushë Kosovë dhe njëkohësisht në përkrahje të fuqishme të veprimeve të jashtëligjshme të kryetarit të kësaj komune, Burim Berisha, dhe kryesuesit së Kuvendit Komunal.
Ai ka theksuar se MAPL me porosinë e bartësve të pushtetit lokal në Fushë Kosovë nuk e dëshiron përfaqësuesin e Nismës Socialdemokrate në Komitetin për Politikë dhe Financa, përkundër dëshmive sa i përket rezultatit zgjedhor.
Ademi ka publikuar edhe dokumentet në lidhje me këtë çështje.
Postimi i plotë i Driton Ademit:
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal del kundër NISMËS Socialdemokrate- dega në Fushë Kosovë dhe njëkohësisht në përkrahje të fuqishme të veprimeve të jashtëligjshme të Burim Berishës dhe kryesueses së Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës.
MAPL me porosinë e bartësve të pushtetit lokal në Fushë Kosovë nuk e dëshiron përfaqësuesin e NISMES Socialdemokrate në Komitetin për Politikë dhe Financa, përkundër dëshmive përsa i përket rezultatit zgjedhor.
MAPL mohon edhe ekzistencën e udhëzimit administrativ i cili kërkon që Komiteti për Politikë dhe Financa do të duhej harmonizuar në Kuvendet Komunale deri më 31.03.2019 dhe në përgjigjen e adresuar ndaj kërkesës së NISMËS sqaron se po i njëjti udhëzim administrativ është ende në nivelin e debatit publik (shihet në vendimmarrjet e lartcekura).
Roli harmonizues i Komitetit për Politikë dhe Financa është i degraduar në Komunën e Fushë Kosovës duke ia mundësuar ndërhyrjen direkte të ekzekutivit në Kuvend dhe duke kriminalizuar gjenerimin dhe realizimin e projekteve në interes të publikut.